Flash News

E-TJERA

Vrasja me armë brenda Gjykatës së Apelit, arrestohet oficeri i sigurisë

Vrasja me armë brenda Gjykatës së Apelit, arrestohet oficeri i

Policia ka arrestuar oficerin e sigurisë në Gjykatën e Apelit, Tiranë, aty ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë. 

Oficeri i sigurisë është arrestuar për shpërdorim detyre, pasi ky i fundit ishte përgjegjës për skanerin e sigurisë në hyrjen e institucionit të drejtësisë.

Fakti që autori ka arritur të fusë një armë zjarri brenda sallës së gjyqit ka ngritur dyshime të forta në lidhje me oficerin e sigurisë. Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e policisë lidhur me arrestimin e oficerit, ndërsa sipas burimeve për mediat ai është shoqëruar në komisariat .

 

Të fundit