Flash News

E-TJERA

Vrasja me armë në Lezhë, identifikohet viktima. A ka lidhje me ekzekutimin e Ardian Nikulajt?

Vrasja me armë në Lezhë, identifikohet viktima. A ka lidhje me
Foto nga vendi i ngjarjes

Lezha u trondit këtë pasdite si pasojë e vrasjes së një personi me armë zjarri.

Ngjarja u shënua në fshatin Balldre. Nga të shtënat u vra N. Lekstakaj, anëtar i fisit i cili ndodhet në hasmëri me fisin Nikulaj.

Ende nuk dihen se cilat ka qenë shkaqet e kësaj ngjarjeje, por ka dyshime se vrasja mund të ketë ndodhur për gjakmarrje, pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj tre muaj më parë në Shëngjin.

Si nisi konflikti mes fiseve?

Konflikti mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj ka nisur që në vitin 1996, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për një shumë prej 10 mijë lekësh të vjetra.

Në atë kohë, vëllai i biznesmenit Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburant dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën aty. Pas furnizimit, shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën e karburantit.

Pas debatit ata janë larguar dhe njëri prej tyre ishte rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të karburantit. Një prej viktimave ishte edhe vëllai i Ardian Nikulajt.

Pak muaj pas kësaj ngjarje u vranë Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, ky i fundit nip i familjes.

Gjakmarrja vijoi edhe në vitin 1999 me vrasjen e Gjovalin Lekstakajt dhe u plagos i afërmi i tij, Pjetër Lekstakaj.

Këto ngjarje vijojnë të jenë të pazbardhura nga drejtësia shqiptare.

 

 

 

 

Të fundit