Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi me tritol në Sarandë, dy pista hetimi për vrasjen e Isuf Jaçajt

Ekzekutimi me tritol në Sarandë, dy pista hetimi për vrasjen e

Dy janë pistat kryesore ku policia e Vlorës i ka orientuar hetimet për vrasjen me eksploziv të Isuf Jaçajt dy ditë më parë.

Pista kryesore e hetimeve është një vrasje për hakmarrje që lidhet me ngjarjen e 17 korrikut ku u tentuan të eliminonin Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç dhe Ernest Lama, 24 vjeç, të dy nga Kamza, të cilët në këtë ngjarje mbetën të plagosur.

Hetimet zbuluan se i biri i Isufit, Klaus Jaçaj, ndihmoi në këtë krim autorët Ramadan Zoto, i njohur edhe me mbiemrin Canaj, së bashku me të vëllanë Erjonin.

Pistë tjetër hetimi është dhe ajo e një vrasje për konfliktet që vetë 58-vjeçari mund të ketë pasur pasi rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

 

Të fundit