Flash News

E-TJERA

Vrasja në Athinë, larje hesapesh? Irakli Davella pjesë e mafies greke, i plagosuri ishte kthyer nga Dubai

Vrasja në Athinë, larje hesapesh? Irakli Davella pjesë e mafies

Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme Athinën, ku një sulm me armë zjarri dyshohet të jetë rezultat i një larjeje hesapesh. Ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, në zonën e Peristerit. Viktimë ka mbetur 45-vjeçari Irakli Davella, ndërsa është plagosur rëndë Edi Lolo, i cili kishte mbërritur në Greqi nga Dubai vetëm pak ditë më parë.

Sipas raportimeve të Protothema, viktima, shtetas grek me origjinë shqiptare, nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet, për shkak të lidhjeve të tij me persona të mafias greke. Davella, pronar i një lokali në Peristeri, ishte mik i tre figurave të njohura të krimit të organizuar në Greqi, Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa, të cilët janë ekzekutuar vitet e fundit.

Autorët e sulmit ishin të maskuar dhe udhëtonin me një makinë të vjedhur më herët gjatë ditës. Ata hapën zjarr ndaj dy personave, duke lënë Davellën të vdekur në vend me një plumb në kokë, ndërsa Lolo ka pësuar plagë të rënda në kokë dhe bark.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të atentatit, ndërsa autoritetet greke kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit