Flash News

E-TJERA

Vrasja në burgun e Peqinit, Prokuroria e Elbasanit dërgon për gjykim Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarë

Vrasja në burgun e Peqinit, Prokuroria e Elbasanit dërgon për

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dërguar për gjykim Sokol Mjacajn dhe 12 ish-zyrtarë të burgut të Peqinit.

Më 15 dhjetor 2023, Sokol Mjacaj qëlloi me armë zjarri Arben Lleshin i cili mbeti i vdekur, ndërsa u plagosur Indrit Shaqja, një tjetër i dënuar.

Pas ngjarjes, u arrestuan: Sokol Mjacaj, Kamber Hoxha, i emëruar në këtë detyrë në Nëntor të vitit 2023 si edhe Qani Muça, shefi i regjimit të godinës “41 biss”, Nikolin Gjonpalaj, ish-shefi i policisë së burgut të Peqinit, Vilson Shima, shef i regjimit të godinës B, Arben Dulellari, Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin, Fatos Pire, polic shërbimi, përgjegjës sektori kati i parë, godina B, Ilir Balla, punonjës shërbimi godina B, Florenc Mile, polic shërbimi tek godina B, Genci Muça, shërbim në kolonë, godina B, Indrit Dubali, punonjës roli bazë, godina B , Klement Haka, punonjës i rolit bazë, godina B dhe Erjon Çela, polic shërbimi, godina B në IEDP, Peqin.

Hetimet treguan se Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dy turistëve çekë, kreu vrasjen e Lleshit dhe plagosi një tjetër. Dyshohet se arma e përdorur prej tij në këtë krim ishte futur në burg disa javë përpara ngjarjes.

Mjacaj e pranoi që kishte një konflikt me Lleshin, por prokuroria e konsideron këtë vetëm një alibi, duke e parë si një vrasje me pagesë.

Të fundit