Flash News

E-TJERA

Vrasja në Divjakë për një kanal vaditës, autori i shkoi me thikë në lokal 32-vjeçarit dhe e goditi

Vrasja në Divjakë për një kanal vaditës, autori i shkoi

Një 30-vjeçar u qëllua për vdekje me thikë në Divjakë.

Sipas informacioneve, viktima ka qenë në lokal në një tavolinë së bashku me persona të tjerë, në momentin që autori ka shkuar drejt tij me thikë në dorë dhe e ka qëlluar. Për pasojë, ka humbur jetën.

Policia ka vënë në pranga autorin, shtetasi Xh. T. i cili dyshohet se ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

"Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes", njofton policia.

Të fundit