Flash News

E-TJERA

Vrasja në "Don Bosko", Meta: Kjo është rrjedhojë e akteve të pazbuluara ku autorët s'janë dënuar. Apeli për policinë

Vrasja në "Don Bosko", Meta: Kjo është rrjedhojë e

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për krimin që ndodhi pasditen e djeshme në zonën e "Don Boskos" , ku një person mbeti i pajetë dhe katër të tjerë u plagosën. Meta thotë se ky akt kriminal është rrjedhojë e shumë të tjerave, të cilat kanë mbetur të pazbardhura dhe autorët të pa ndëshkuar.

Kreu i Shtetit i ka bërë thirrje policisë dhe institucioneve ligjzbatuese në vend që  të forcojnë punën për arrestimin e autorëve të këtij krimi dhe thelluar bashkëpunimin, në mënyrë që t'i parandalojnë këto krime. Ai shton se kjo ngjarje është një kërcënim i rëndë për sigurinë.

"Një akt i tillë kriminal, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, jo vetëm përbën një sfidë të hapur të grupeve të krimit të organizuar ndaj shtetit dhe institucioneve të tij, por edhe një kërcënim të rëndë për sigurinë dhe për vetë jetën e qytetarëve të Tiranës.

Kjo është rrjedhojë e një sërë aktesh të tjera kriminale, që kanë mbetur të pazbuluara dhe ku autorët nuk janë vënë përpara drejtësisë.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve ligjzbatuese në vend, të forcojnë punën, së pari për arrestimin e autorëve të këtij krimi të rëndë, por edhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet tyre për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen", shkruan ndër të tjera presidenti.

Të fundit