Flash News

E-TJERA

Vrasja në Durrës, ish-drejtuesi i policisë: Një tjetër dorë ka vepruar, Pëllumb Meta nuk u eksekutua nga fëmijët

Vrasja në Durrës, ish-drejtuesi i policisë: Një tjetër

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi ka shtruar një tjetër pistë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës ku u ekzekutua Pëllumb Meta. Ai tha se mendon se ka një marrëveshje mes personit që kreu ekzekutimin dhe familjarëve të tjerë.

I ftuar në “Breaking” në Top News, ai deklaroi se nuk mendon që ka qenë vajza ajo që ka shkrepur armën 4 herë, por shton se prapa këtij krimi ka vepruar një dorë tjetër.

“Në bindjet e mia është se atje nuk kishte dhunë, se nuk është provuar, dhe nëse do të kishte dhunë do të kishte ndaj gruas. Kam thënë që pas këtij krimi ka probleme mes të shoqes dhe viktimës. Nuk besoj se ai shënim, prona e tyre nuk kushton 1 milion euro saç shkruhet nëpër mure.

Mendoj se personi që ka tërhequr këmbëzën 4 herë pa iu dridhur dora në prani të familjarëve, do të thotë që kemi të bëjmë me një marrëveshje. Prapa këtij krimi besoj se nuk janë fëmijët. Mendoj se ka një dorë tjetër që ka vepruar katër herë pa iu dridhur dora. Por fëmijët i ka tradhtuare vetja, kanë ngatërruar skenarin pas ekzekutimit“, tha ai.

Të fundit