Flash News

E-TJERA

Vrasja në Elbasan, identifikohet viktima, nga të shtënat u plagos edhe gruaja e tij

Vrasja në Elbasan, identifikohet viktima, nga të shtënat u plagos
Foto e viktimes me te shoqen

Zbardhen detaje të reja nga vrasja që tronditi pak minuta më parë Elbasanin.

I riu që u qëllua për vdekje me armë zjarri në makinën me të cilën po lëvizte është identifikuar si Everest Caka.

Po ashtu, mësohet se nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e tij, e cila e shoqëronte në automjet në momentin e atentatit dhe është transportuar për në spital.

Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e këtij krimi të rëndë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:10, në lagjen "Skënderbe", Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet  shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Janë ngritur pika konrolli në hyrje - daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe  vijon puna për  zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e  kapjen e autorit/ve.  

 

Të fundit