Flash News

E-TJERA

Vrasja në Elbasan, SHÇBA procedon penalisht dy zëvendësdrejtorët e policisë

Vrasja në Elbasan, SHÇBA procedon penalisht dy

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur zyrtarisht procedim penal për dy zëvendësdrejtorët e policisë në Elbasan Albert Nushi dhe Niko Palla si dhe patrullën e policisë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit me 21 Prill.

Hetimet po kryen në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit ndërsa sipas të dhënave, vrasja mund të ishte shmangur nëse do të kishte pasur reagim më të shpejtë nga ana e zëvendësdrejtorëve.

Këta të fundit, në momentin e vrasjes kanë qenë në vendngjarje. Mësohet se në hetim janë dhe punonjës të tjerë policie dhe dy zv/drejtorët.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë nga një përplasje e armatosur më 21 prill në Elbasan. Katër persona të tjerë mbetën të plagosur. Autori Arbër Paplekaj u vetëdorëzua  në polici pas ngjarjes.

Përplasja ndodhi për shkaqe politike, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Partia Demokratike pretendonte se një makinë ishte duke qarkulluar në lagjen “5 Maji”, pranë një zyre elektorale të PD, ku sipas anëtarëve të kësaj të fundit po shpërndanin para në këmbim të votave për Partinë Socialiste.

Të fundit