Flash News

E-TJERA

Vrasja në Fushë-Krujë, autori rrëfen dinamikën e ngjarjes

Vrasja në Fushë-Krujë, autori rrëfen dinamikën e

Autori i dyshuar i vrasjes së 48-vjeçarit Artur Cangu në Nikël të Fushë-Krujës, Eduart Afmataj, ka dhënë dëshminë e parë para grupit hetimor, ku ka treguar versionin e tij për ngjarjen.

Sipas burimeve, Afmataj ka deklaruar se fillimisht mes tij dhe viktimës ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas është përshkallëzuar në përplasje fizike. Ai ka pretenduar se Cangu e ka goditur me një mjet prerës, kosë të vogël, në krah.

Më tej, ai ka pohuar se pas këtij momenti ka marrë një çifte dhe ka qëlluar 48-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas të njëjtave burime, pas ngjarjes Afmataj ka njoftuar policinë për krimin e kryer dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Ai u arrestua brenda 24 orëve në zonën e Bruz Malit, në Malësinë e Krujës, ku ishte fshehur. Gjatë arrestimit, nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të Policisë, ndërsa arma e krimit nuk është gjetur ende.

Të fundit