Flash News

E-TJERA

Vrasja në gjykatë/ Gazetarja: Autori mbushi armën kur po lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

Vrasja në gjykatë/ Gazetarja: Autori mbushi armën kur po lexohej

Gazetarja Klodiana Lala foli mbi ngjarjen e rëndë e regjistruar sot pasdite në gjykatën e Apelit në Tiranë ku u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja.

Lala tha në News 24 se ka parë pamjet e kamerave të sigurisë nga salla e gjyqit dhe janë tronditëse, teksa autori Elvis Shkambi vrau me 3 plumba gjyqtarin dhe më pasi plagosi babë e bir, pala kundërshtare në seancë, teksa priti policinë aty pa lëvizur.

Klodiana Lala: Kam një qëndrim për sa i përket aty që e frymëzuan. Momentet e para ka pasur raportime kontradiktore pasi policia po hetonte ngjarjen dhe ato detaje që ndodhën. Gjyqtari Kalaja ishte caktuar me short, gjykonte si i vetëm, trup monokratike, e vijoi seancën që momentin e parë, bën përgatitjen dhe ka dalë në seancë në një seancë ka pasur agravim me Gjon Shkambin.

I kam parë pamjet, janë të rëndë tronditëse. Sot do shpallte vendimin me një çështje që prej vitit 1992 në ish rezervën e ushtrisë në Shkodër. Gjoni ishte i shoqëruar nga nipi Elvisi. Referuar kamerave rezulton se teksa po lexonte vendimin dhe pala humbëse Elvisi mbush armën dhe qëllon në gjoks gjyqtarin dhe qëllon dy herë të tjerë. Ka drejtuar armën sekretares gjyqësore por nuk e ka shkrepur. Nuk ka vërë përpjekje për tu larguar por e ka pritur aty policinë. Ka qenë dëshmitarë të shumtë. Autori e ka pranuar autorësinë.

Të fundit