Flash News

E-TJERA

Vrasja në ish-Bllok/ Merviol Bilo fiton lirinë pa u arrestuar asnjë ditë, vitet e burgut i konvertohen në shërbim prove

Vrasja në ish-Bllok/ Merviol Bilo fiton lirinë pa u arrestuar

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë ish-komandon e Forcave të Armatosura, Meviol Bilon, i akuzuar për ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok më 4 tetor 2018.

Ai u dërgua për gjykim për akuzën e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme ndaj shtetasit  Elio alias Esmerald Hato. Në atë ngjarje mbeti i vrarë dhe Fabiol Gaxha dhe u plagos edhe Ervis Martinaj.

Meviol Bilo u dënua nga gjykata me 7 vite burg për plagosje e armëmbajtje pa leje, dënim i cili iu reduktua në 4 vite e 8 muaj burg. Por, Gjykata e Tiranës ka vendosur që dënimin me burg ta konvertojë në 4 vite e 8 muaj shërbim prove.

Gjatë gjykimit, avokati Alban Bengasi arriti të bindte gjykatën se klienti i tij kishte reaguar duke perdorur armën për shkak se i rrezikohej jeta.

Që nga dita e ngjarjes e deri më sot Merviol Bilo, është shpallur në kërkim dhe sot e kësaj dite ende nuk është arrestuar nga policia e Tiranës, kështu ai nuk do bëjë asnjë ditë burg lidhur me këtë ngjarje.

Të fundit