Flash News

E-TJERA

Vrasja në ish-Bllok/ Prokuroria pushon akuzën për Merviol Bilon: Vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes

Vrasja në ish-Bllok/ Prokuroria pushon akuzën për Merviol Bilon:

Pas dy vitesh nga vrasja e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Merviol Bilon.

Sipas prokurorisë, për Bilon është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijveve të mbrojtjes së nevojshme ndaj Elion Hatos, ndërsa është vendosur pushim akuze për vrasjen e Gaxhës, me argumentin se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme.

Ndërkohë, Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio Allushi kanë tashmë akuzë për moskallëzim krimi.

Të fundit