Flash News

E-TJERA

Vrasja në Kavajë, Lala: Hakmarrja jo vetëm për djalin e vrarë, por edhe për nipin

Vrasja në Kavajë, Lala: Hakmarrja jo vetëm për djalin e

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se vrasja në Kavajë e Arian Gosës nuk ndodhi vetëm si harkmarrje e Habib Rexhës për të vëllain, por edhe hakmarrje për djalin e vogël sepse konsiderohej viktimë potenciale e atij konflikti.

E ftuar në 'Opinion', Lala tha se familja Rexha ka një pretendim sipas Kanunit që e konsideron të miturin viktimë potenciale të ngjarjes.

“Në momentin që është rrëzuar, që është goditur me thikë dhe ka rënë, djali është lënduar. Nuk është i lënduar as me thikë dhe as me armë. Dhe familja Rexha, sipas të dhënave të marra dje dhe sot nga ana e policisë e konsideronte si një viktimë potenciale djalin e vogël dhe është një hakmarrja jo vetëm për djalin e vrarë, por edhe për nipin, i cili për fat të mirë është i gjallë, por ata pretendojnë sipas kanunit të tyre që ai mund të ishte një viktimë potenciale e kësaj ngjarje”, tha Lala.

Ditën e vrasjes Altin Rexha ishte duke ecur me djalin e tij të vogël kur e ndalon me biçikletë Edmond Gosa. Aty nisin një debat që përfundon në konfrontim fizik deri në përdorimin e armëve. Gosa qëlloi disa herë me thikë Rexhën, ndërsa ky i fundit qëlloi me armë drejt tij.

Të dy ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra.

Të fundit