Flash News

E-TJERA

Vrasja në Kurbin, zv.drejtori i Policisë: Objektiv ishte pronari i firmës

Vrasja në Kurbin, zv.drejtori i Policisë: Objektiv ishte pronari i

Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë Gentjan Berberi ka zbardhur detaje lidhur me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në një firmë inertesh në Kurbin, ku mbeti i vdekur ekonomisti Selman Mihane dhe u plagosur pronari i kompanisë Ardjan Gjeloshi.

Sipas Berberit, objektiv i sulmit ka qenë pronari i firmës.

‘Sot rreth orës 07:00 është njoftuar se është qëlluar me armë zjarri është tentuar të vritet A.GJ. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën S.M. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Pista hetojmë konflikte mosmarrëveshje. Objektivi dyshohet A.GJ dhe është në gjendje të mirë.’- tha Berberi.

Po ashtu edhe RENEA ka shkuar në ndihmë të forcave të Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.

 

Të fundit