Flash News

E-TJERA

Vrasja në Maliq/ Burri e kishte hedhur në një gropë pranë banesës (Detaje)

Vrasja në Maliq/ Burri e kishte hedhur në një gropë

Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas në Maliq. Uniformat blu bëjnë me dije se në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, 46 vjeçarja.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M.

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M.

Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit