Flash News

E-TJERA

Vrasja në Manzë/ Gjykata e Durrësit lë në burg Daniel Pepën

Vrasja në Manzë/ Gjykata e Durrësit lë në burg Daniel

Gjykata e Durrësit ka vendosur të mbajë në burg 21-vjeçarin Daniel Pepa, i akuzuar për vrasjen e Flori Paluçit më 22 tetor në Manzë.

Pepa u paraqit sot para gjykatës, një ditë pasi u dorëzua në polici së bashku me armën e dyshuar të krimit, e cila është dërguar për ekspertizë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe gjykata konfirmoi vlefshmërinë e masës së sigurisë “arrest në burg”, të vendosur më herët në mungesë.

Gjatë deklarimit para trupit gjykues, i riu shfaqi pendesë dhe tha se ishte i gatshëm të përballej me përgjegjësinë për veprimet e tij.

Të fundit