Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Vrasja në Ndroq, policia: Gjetëm makinën e autorit, por ishte bosh
Policia e Tiranës ka gjetur automjetin e dyshuar që u përdor nga autori i vrasjes së Alfred Dedjes, 50 vjeç, në një lokal në Ndroq.
Automjeti u zbulua i braktisur në fshatin Shkallnur, por gjatë kontrollit brenda tij nuk u gjet arma e krimit apo sende të tjera të kundërligjshme.
Dedja u ekzekutua me pesë plumba mbrëmjen e djeshme nga 27-vjeçari Julian Gjoshi, i cili është kunati i Altin Hajrit, një emër i njohur për drejtësinë.
Automjeti është sekuestruar nga policia dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës së mëtejshme, ndërsa forcat e rendit vijojnë kërkimet për kapjen e autorit.
Policia thekson se po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e drejtësisë për këtë akt të rëndë.