Flash News

E-TJERA

Vrasja në Nikël të Fushë-Krujës, Gjykata lë në burg autorin

Vrasja në Nikël të Fushë-Krujës, Gjykata lë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Eduart Afmatajn, i akuzuar për vrasjen e Artur Cangut në fshatin Bruz Mal të Niklës.

Sipas hetimeve paraprake, krimi ndodhi pas një konflikti për motive pronësie mbi një sipërfaqe toke. Dyshohet se viktima e ka goditur i pari Afmatajn me një mjet prerës (kosë), ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur me armë gjahu, duke e lënë 48-vjeçarin të vdekur në vend.

Autori u arrestua nga policia pak orë pas ngjarjes në një terren të thyer malor.

Të fundit