Flash News

E-TJERA

Vrasja në Tale, identikohet autori i ekzekutimit të Pjetër Kazajt

Vrasja në Tale, identikohet autori i ekzekutimit të Pjetër Kazajt

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së Pjetër Kazajt, një ditë më parë në Tale të Lezhës.

Autori i dyshuar është shtetasi G. A., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të 57-vjeçarit, në momentin që ka zbritur nga makina.

Policia ka shpallur në kërkim autorin.

“Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e autorësisë së vrasjes së 57-vjecarit, në fshatin Tale. Si rezultat i hetimeve intensive, provave të mbledhura në vendin e ngjarjes dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, grupi hetimor ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 shtetas të dyshuar si autor të vrasjes së 57-vjeçarit.

Nga hetimi intensiv dyshohet se shtetasi G. A. (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera) ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit P. K., në momentin që ai kishte zbritur nga makina për të hapur portën e banesës, për të hyrë në banesë. Si pasojë e dëmtimeve, 57-vjeçari P. K. ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, shërbimet policore vijojnë kontrollet në terren, për kapjen e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim për këtë rast”, njofton policia.

Të fundit