Flash News

E-TJERA

Vrasja në Tiranë, gruaja e autorit rrëfen konfliktet me ish-dhëndrin: Më futi vajzën në burg se kishte lekë, tani edhe në hasmëri

  Vrasja në Tiranë, gruaja e autorit rrëfen konfliktet me             

Manushaqe Picari, bashkëshortja e Mexhit Picarit, autori i vrasjes së ish-dhëndrit një ditë më parë pranë Gjykatës së Tiranës ka rrëfyer konfliktet me viktimën, Kudret Saliaj.

Në një prononcim për mediat, ajo tha se e bija është dhunuar vazhdimisht nga ish bashkëshorti dhe se është dënuar padrejtësisht pasi Kudreti sipas saj kishte paguar para.

“E ka rrahur vajzën kur punonte te stadiumi, 10 veta duke e rrahur gocën dhe nuk ka pranuar që të tregojë familjes dhe as mamit të vet. Goca thonin gjasme sikur ka rrahur burrin, e burri ishte dy metra!

Ma futën në burg, pa të drejtë. Kishte lek dhe e futi në burg e i kërkoi divorcin. Ai paguante lekë në Gjykatë, dhe vajzën nuk e linte që të takonte fëmijët. 

Unë nuk kam fol me njeri dje, kam qenë tek lokali, duke punuar me djalin, më futi dhëndri në hasmëri! Kudreti e mbylli vajzën një herë në kasolle. Ka qenë i dhunshëm gjithmonë. Mu fut edhe burri në burg tani.

Ka qenë gjithmonë i dhunshëm. Jemi munduar t’i zgjidhim në gjykatë. Shteti nuk ec mirë. Kur dhunohet një grua, në vend që shtet të fusë burrin në burg, ka futur gocën” tha Picari.

 

Të fundit