Flash News

E-TJERA

Vrasja në Tiranë, Lala: Dhurata i afroi pistoletën babait, ish-vjehrri vrau dhëndrin në 48 sekonda

Vrasja në Tiranë, Lala: Dhurata i afroi pistoletën babait,

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi  vrasjen e Kudret Saliajt pranë Gjykatës së Tiranës pak ditë më parë nga ish vjehrri, Mexhit Picari.

E ftuar në Opinion, Lala thotë se ndryshe nga pretendimet e Mexhit Picarit dhe vajzës së tij, të dhënat e prokurorisë tregojnë se babë e bijë kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe se arma e krimit ndodhej në çantën e Dhuratës.

Në 48 sekonda – thotë prokuroria- Dhurata ngrihet nga vendi ku ishte ulur, i afron çantën babait. Babai merr çantën, në 4 sekonda tenton ta mbushë armën. E qëllon viktimën me 3-4 plumba dhe më një plumb në anën e djathtë qëllon avokatin dhe çohet, largohet.  

Në moment, vajza ka hedhur kapuçin në kokë, ka marr një taksi dhe  ka telefonuar babain: “Babi ndërrohu, unë po kthehem”. Për të fshehur krimin Mexhit Picari thotë që është gjetur rastësisht në lokal dhe ishte i vetëm, ndërkohë që kamerat e kanë filmuar që ishin bashkë.

Ai thotë ndërsa isha në lokal, erdhi Kudreti, ndërkohë që Kudreti ishte në lokal. Prokuroria thotë që babë e bijë kanë bashkëpunuar intensivisht. Dhurata Saliaj e ka mbajtur pistoletën në çantë dhe ja ka afruar babait dhe ja ka afruar në momentin e ngjarjes”, u shpreh Lala

 

Të fundit