Flash News

E-TJERA

Vrasja në Tiranë/ Shoku i viktimës akuzon bluzat e bardha: Do ishte gjallë, mjekët e QSUT s’e prekën me dorë

Vrasja në Tiranë/ Shoku i viktimës akuzon bluzat e bardha: Do

Egli Cekrezi, shoku i Mehmet Qemës, i cili u vra aksidentalisht nga shoku i tij, Marjus Dema dy ditë më parë, ka akuzuar mjekët e QSUT-së për vdekjen e shokut të tij.

Ai ka deklaruar se e kanë çuar shokun e tyre me shenja jete në spital, por mjekët nuk e kanë prekur me dorë për 30 minuta, pasi prisnin që të vinte policia. Ai tha se duke marrë shkas nga fakti se mjekët nuk po e preknin me dorë shokun e tij, e kanë nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës.

Sipas Cekrezit, Marjus Dema, që është edhe autori i ngjarjes, ka qëlluar mikun e tij aksidentalisht, pasi kanë qenë duke luajtur dhe se Marjusi ka tentuar që të vrasë veten pas krimit, pasi ka përjetuar gjendje shoku. 

“Isha duke bërë disa piktura. Ishim duke qeshur, dhe po bënim muhabete shaka. E kam çuar veten dhe se di se si ndodhi kjo gjë. Se besoj dot se unë po shkoj tek Mehmeti. Isha tek çunat vetëm 2 minuta para, por pastaj kam marrë diçka për të ngrenë. Atë natë kam shkuar se bëj dhe disa piktura në atë zonë. Ishim të gjithë si çuna, se kuptoj se si ndodhi kjo gjë. Se di sa kishin ata aty. Por ata të dy ishin vëllezër, ishin qafë për qafë. Biseda ishin të si ato të përditshme. Ishin duke ulur, duke qeshur. Ata i kishin thënë qe ule armën, ai po luante, po bënte shaka. Unë isha poshtë po haja. Kur dëgjova armën shkova me vrap dhe pashë. E çuam Mehmeti në spital, në QSUT dhe 30 minuta nuk e prekën me dorë. Ai ishte i gjallë. Ata thonin që; ‘do presim policinë’. Vetë ne e hapëm ambulancën dhe e nisëm për në spitalin e Traumës. Kam marrë taksinë dhe shkova në spital dhe më pas në Durrës. Kam 2 ditë pa fjetur kam keq emocionalisht. Ai do kishte mbijetuar nëse doktorët do ta kishin marrë në dorë. Plumbi u mor poshtë barkut, jo në anën e apendistit. Si ka dëgjuar të shtënat kam parë Marjusin, ishin shumë keq, tentoi që të bënte vetëvrasje. Tek spitali kemi shkuar unë, Erlindi, Lindi. S’kemi shkuar të gjithë se nuk e mbaj mend. Është hera e parë në jetën time që më ndodh diçka e tillë në sy. Jam keq”, tha Çekrezi në emisionin “Me zemër të hapur”.

Të fundit