Flash News

E-TJERA

Vrasja në Tiranë/ Vetëdorëzohet në polici autori dhe një prej të pranishmëve në krim

Vrasja në Tiranë/ Vetëdorëzohet në polici autori dhe

Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Marjus Dema, i cili qëlloi me pistoletë shokun e tij, Mehmet Qema 27-vjeç.

Po ashtu në polici mësohet se është vetëdorëzuar edhe Frenkli Myftari, një prej personave që ndodhej në tavolinë në momentin e krimit, i cili  ishte në kërkim nga policia. Vetëdorëzimi është bërë pas negociatave të familjarëve mes policisë dhe autorit.

Marjus Dema akuzohet për "Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, ndërsa Frenkli Myftari, 29-vjeç, akuzohet për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në kërkim janë dhe Erlind Peka, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ishin të pranishëm në momentin kur ndodhi krimi.

Sipas burimeve zyrtare ngjarja ndodhi rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme, në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.

Dyshimet janë se vrasja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia. Viktima dhe autori dyshohet se ishin shokë dhe teksa ishin nën shoqërinë e personave të tjerë, dyshohet se arma e mbajtur nga Dema është shkrepur nga pakujdesia dhe për pasojë ka lënë të vdekur 27-vjeçarin Mehmet Qema.

Vrasja në Tiranë/ Vetëdorëzohet në polici autori dhe
Mehmet Qema

Të fundit