Flash News

E-TJERA

Vrasja në Tiranë/ Vetëdorëzohen në polici edhe 4 personat e tjerë që ishin në kërkim

Vrasja në Tiranë/ Vetëdorëzohen në polici edhe 4

Janë vetëdorëzuar në polici edhe katër personat e tjerë të cilët ishin të pranishëm në momentin e krimit të djeshëm në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema. 

Bëhet fjalë për shtetasit Erlind Peka, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ishin të pranishëm në momentin kur ndodhi krimi.

Ndërkohë që më herët u vetëdorëzua dhe autori i krimit, Marjus Dema, 28-vjeç, i cili akuzohet për "Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, si dhe Frenkli Myftari, 29-vjeç i pranishëm në krim.

Të gjithë emrat e sipërpërmendur ishin shokë me njëri-tjetrin dhe njiheshin si “banda e 5 Majit”. Në momentin e krimit ata ndodheshin të ulur në një tavolinë në një prek lokaleve të zonës në rrugën “5 Maji”.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, pasi Marjus Dema nuk e dinte se kishte fishekë në pistoletë. Ai tha para grupit hetimor se armën e kishte gjetur viktima në rrugë.

 

Të fundit