Flash News

E-TJERA

Vrasja në Velipojë/ Apeli i Shkodrës lë në burg dy mjekët dhe infermieren, i morën ryshfet babait të të plagosurit

Vrasja në Velipojë/ Apeli i Shkodrës lë në burg dy

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në burg dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj.

Dy mjekët janë arrestuar në spitalin e Tiranës, pasi dyshohet se morrën ryshfet Fatbardh Dylit, babait të të plagosurit Elmidin Dyli. Ky i fundit mbeti i plagosur nga ngjarja që ndodhi në Velipojë, ku katër persona u vranë.

Avokatët e mjekëve kërkuan zbutje të masës së sigurisë me argumentin se nuk ka prova, por prokurorja e çështjes Pranvera Gruda kërkoi lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest me burg”, duke thënë se vendimi i shkallës së parë është i drejtë.

Të fundit