Flash News

E-TJERA

Vrasja në Velipojë/ Dyshohet se janë përdorur 6 armë, shpallen në kërkim dy persona; 20 të shoqëruar

Vrasja në Velipojë/ Dyshohet se janë përdorur 6 armë,
Foto ilustruese

Policia ka shpallur në kërkim dy persona që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen në Velipojë. Gjithashtu janë shoqëruar rreth 20 të tjerë, si persona që mund të ketë dijeni për konfliktin që çoi në vrasjen tragjike.

Sipas hetimeve paraprake, në përplasje janë përdorur deri në 6 armë. Vëllezërit Ferracaku kanë pasur secili nga një pistoletë. Ndërsa vëllezërit Gocaj kanë pasur njëri pistoletë dhe tjetri automatik kallashnikov.

Policia deri më tani ka sekuestruar vetëm një pistoletë.  Viktimat janë Kujtim Ferracaku, dhe 2 anëtare të familjes Gocaj, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj. I pajetë ka mbetur edhe Myzerim Zeneli punonjësi i shezlongëve, 20-vjeç.

Ndërsa të plagosurit janë Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut dhe Elmedin Dyli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesantës.

Të fundit