Flash News

E-TJERA

Vrasja në Velipojë, si është gjendja shëndetësore e dy të plagosurëve

Vrasja në Velipojë, si është gjendja shëndetësore
Foto ilustruese

Dy të plagosurit nga ngjarja e rëndë në Velipojë po marrin shërbimin e nevojshëm spitalor te Trauma. Ata janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë plagë të konsiderueshme.

Hasan Ferracaku, vëllai i viktimës Kujtim Ferracakut ka dëmtime në dorë dhe parakrah. Kështu raporton “BalkanWeb”, ndërsa shton se i plagosuri tjetër, minoreni Elmilind Dyli, nipi i viktimës Kujtim Ferracaku ka lëndime te gjuri i këmbës.

Konflikti i armatosur ka ndodhur mes pronarëve të dy hoteleve që ndodheshin afër njëri-tjetrit. Palët dyshohet se  u konfliktuan për shezlonget pasditen e djeshme. 

Viktimat janë Kujtim Ferracaku, dhe 2 anëtare të familjes Gocaj, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj. I pajetë ka mbetur edhe Myzerim Zeneli punonjësi i shezlongëve, 20-vjeç.

Të fundit