Flash News

E-TJERA

Vrasja në Vlorë, dalin pamjet nga momenti i ekzekutimit të Tauland Gjikajt

Vrasja në Vlorë, dalin pamjet nga momenti i ekzekutimit të

Kanë dalë pamjet nga momenti i ekzekutimit të 31-vjeçarit Tauland Gjikaj (Beqiraj) mesditën e sotme në Vlorë.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga "Abc", janë dy persona armatosur që zbresin nga një automjet, i afrohen 31-vjeçarit dhe pasi qëllojnë të dy drejt tij, largohen sërish më pas me të njëjtën makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit.

Pak minuta pas vrasjes, policia arrestoi një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. Në pranga është vënë shtetasi Hansi Jonuzaj. Jonuzaj u kap nga forcat “Shqiponja” në një automjet tip “Ford”  teksa po shkonte drejt Pyllit të Sodës. Gjithashtu, policia ka identifikuar dhe autorin tjetër të cilin e ka shpallur në kërkim.

Pas vrasjes, viktimës i është gjetur një pistoletë në brez. Burime bëjnë me dije se Gjikaj është djali i një ish-punonjësi policie dhe është arrestuar dy herë nga uniformat blu. Ai ka qenë protagonist në një ngjarje të rëndë të ndodhur në datë 27 shkurt 2018 në qytetin e Vlorës, ku 8 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov janë përplasur me armë ndaj njeri-tjetrit. Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur. Tauland Gjikaj i cili ka përdorur dhe mbiemrat Beqiraj e Manaj ishte një ndër personat e përfshirë në konfliktin e armatosur. Ai u arrestua për ngjarjen, por u lirua sërish nga gjykata.

Të fundit