Flash News

E-TJERA

Vrasja në Vlorë, gazetarja zbardh detajet: Në makinën e qëlluar me breshëri plumbash ndodhej edhe një person i tretë  

Vrasja në Vlorë, gazetarja zbardh detajet: Në makinën e

Dalin detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur një ditë më parë në Vlorë, ku mbeti i vdekur 40-vjeçari Bledar Birçaj.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në emisionin ‘Real Story’ se veç viktimës dhe policit të anti-drogës Granit Deromema, i cili ka mundur t’i shpëtojë pa asnjë lëndim atentatit, ka qenë brenda makinës edhe një person i tretë.

Sipas gazetares, policia e ka identifikuar këtë person si 20-vjeçar, kushëri i 40-vjeçarit Bledar Birçaj dhe duke qenë se ai ka thënë në polici se gjatë atentatit ka qenë duke luajtur një lojë në rrjete sociale, dëshmia e tij nuk është marrë e plotë.

"Në automjet në pjesën e pasagjerit ka qenë një kushëri i viktimës rreth 20 vjeç. Ai ka thënë duke luajtur një lojë në rrjete sociale e nuk ka dhënë dëshmi. Ai është njeri me fat që ka shpëtuar”, u shpreh Lala.

Sakaq, sqarohet edhe se Birçaj e Deromema ishin të afërm të largët të tyre, ndërkohë që pak para se të ndodhte vrasja, kishin konsumuar një kafe në lokalin e viktimës e më pas ishin nisur drejt pjesës fundore të “Lungo Mares”.

Ekzekutorët kanë qenë të saktë në mënyrën se si kanë qëlluar, pasi objektivi i tyre ka qenë Bledar Birçaj. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të paktën 25 gëzhoja ndërkohë që 2 plumba kanë prekur Birçajn, i cili për pasojë humbi jetën.  

 

 

 

Të fundit