Flash News

E-TJERA

Vrasja në Vlorë/ Policia shoqëron shtatë persona në komisariat, autorët i zunë pritë të riut

Vrasja në Vlorë/ Policia shoqëron shtatë persona në
Foto ilustruese/ Policia

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku u qëllua për vdekje Benjamin Boshanit.

Mësohet se autorët i kanë zënë pritë të riut dhe ishin të sigurt që do të kalonte në këtë rrugë. Ata madje janë fshehur pas pemëve për të vënë në zbatim planin e tyre.

Në drejtim të mjetit të viktimës janë derdhur 15 plumba kallashnikovi, ndërsa 8 prej tyre e kanë goditur në trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Deri më tani policia ka shoqëruar 7 persona të dyshuar për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet cilët janë autorët.

Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e larjes së hesapeve për pazare droge, duke u nisur edhe nga fakti që i riu kishte bërë burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Fushë Dukat, në afërsi të Orikumit.

Të fundit