Flash News

E-TJERA

Vrasja për një vend parkimi në Sarandë, “burg pa afat” për dy vëllezërit

Vrasja për një vend parkimi në Sarandë, “burg pa

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg pa afat dy vëllezërit, Xho Tarja 18 vjeç dhe Xhanelo Tarja 24 vjeç, të cilët qëlluan për vdekje me thikë 41- vjeçarin Klodian Bakiaj.

Mbi të dy vëllezërit Tarja rëndon akuza  “Vrasje me dashje në bashkëpunim”. Ndërsa për administratorin e hotelit ku ndodhi ngjarja u dha masa e sigurisë “Arres me burg” me afat 1 mujor nën akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Xhoi dhe Xhanelo Tarja kanë kërkuar falje gjatë seancës gjyqësore.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në Sarandë. Klodian Bakiaj u konfliktua fillimisht me Xhoi Tarjan i cili nuk e lejonte 41-vjeçarin të parkonte pranë hotelit ku punonte. Xhanelo Tarja ka parë nga brenda konfliktin e të vëllait me Bakiajn dhe ka dalë duke qëlluar për vdekje me thikë 41-vjeçarin.

 

Të fundit