Flash News

E-TJERA

Vrasja te ‘Pallati me Shigjeta’, 56-vjeçari u ekzekutua brenda mjetit, në sy të bashkëshortes

Vrasja te ‘Pallati me Shigjeta’, 56-vjeçari u ekzekutua

Bujar Nasufi, 56 vjeç, mbeti i vrarë te Pallati me Shigjeta në Tiranë. Nasufi u qëllua brenda mjetit të tij ku ndodhej me bashkëshorten.

Dyshohet se autori i vrasjes ka qenë vetëm një dhe i veshur me kapuç, për të fshehur identitetin. Autori ka qenë duke pritur viktimën në afërsi të vendit të ngjarjes.

Kanë qenë dy automjete, njëra e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që ka qenë duke u afruar në banesë.

Deri tani pista kryesore janë konfliktet në familje, pasi viktima rezulton pa precedent penal.

 

Të fundit