Flash News

E-TJERA

Vrasja tragjike e 14-vjeçarit në Tiranë, konflikti nisi në rrjetet sociale

Vrasja tragjike e 14-vjeçarit në Tiranë, konflikti nisi në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën ditën e sotme, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pas një përleshjeje me thika.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” dhe dyshohet se gjithçka ka nisur për shkak të një konflikti të zhvilluar më parë në rrjetet sociale, ku ishin përfshirë dy grupe adoleshentësh.

Mësohet se përleshja ndodhi menjëherë pas përfundimit të mësimit.

Viktima nuk ishte nxënës i shkollës “Fan Noli”, ndërsa policia ka arritur të shoqërojë një prej autorëve të dyshuar në komisariat. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vijojnë.

Kjo ngjarje e rëndë ka ngritur shqetësime për përfshirjen e adoleshentëve në konflikte të dhunshme, ndërsa komuniteti dhe institucionet kërkojnë masa për parandalimin e situatave të tilla tragjike.

Të fundit