Flash News

E-TJERA

Vrasja u porosit nga Ismail Zeneli, këto janë dy vëllezërit që u shënjestruan për t'u ekzekutuar

Vrasja u porosit nga Ismail Zeneli, këto janë dy vëllezërit

Albert dhe Edmond Nela janë dy vëllezërit që kërkoheshin të vriteshin nga Bujar Gërmizi dhe personat e tjerë. Dy vëllezër Nela dyshohen se në vitin 2013 ne Britaninë e Madhe kishin vrarë Xhem Krasniqin 31-vjeç.

Xhem Krasniqi 31 vjeç, nga Shqipëria është qëlluar me plumb në bark në rrugën e Kishës. Vëllai dhe nipi i tij gjithashtu u qëlluan, por nuk u kapën nga plumbat. Policia tha se të shtënat mund të kenë qenë pjesë e një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve.

Oficerët besojnë se personi i armatosur ishte Edmond Nela 30 vjeç, i cili ka dy shtetësi britanike dhe shqiptare. Në kërkim është edhe vëllai i tij Alberti 34 vjeç” shkruan BBC në vitin 2013.

Sipas dosjes hetimore, shefi i krimeve në Tiranë Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.

Ndërkohë, Ismail Zeneli i cili dyshohet se porositi vrasjen rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori

Në shkrimin e‘BBC', flitet se vëllezërit shqiptarë, janë në kërkim për vrasjen e Xhem Krasniqit në Hove në Britaninë e Madhe.

Të fundit