Flash News

E-TJERA

Vrau 43-vjeçarin me armë zjarri në Tropojë, arrestohet autori i dyshuar

Vrau 43-vjeçarin me armë zjarri në Tropojë, arrestohet
Në të majtë autori i dyshuar, në të djathtë viktima

Arrestohet pak ditë pas ngjarjes, Flordian Mulaj, autori i dyshuar i vrasjes me armë zjarri i Artur Dautit.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Tropojë. Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti,

  Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Të fundit