Flash News

E-TJERA

Vrau 81-vjeçarin, Gjykata e Tiranës lë në burg Isuf Hasën

Vrau 81-vjeçarin, Gjykata e Tiranës lë në burg Isuf

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Isuf Hasën, i akuzuar për vrasjen e Xhemal Metës.

Hasa ka shpjeguar se motivi që e shtyu të vriste 81-vjeçarin ishin ofendimet që ky i drejtonte vazhdimisht dhe ngacmimet ndaj gruas së tij.

Ai është shprehur se e ka goditur Metën me një çekiç.

"Në mëngjes shkova në shtëpinë e Xhemalit dhe pimë kafe. Pasi mbaruam aty vendosëm të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë ku ishte çekiçi. E mora dhe e qëllova nga mbrapa. Kishte shumë kohë që më bullizonte dhe më ofendonte”, ka rrëfyer Hasa.

Të fundit