Flash News

E-TJERA

Vrau 9-vjeçarin në ’97-ën për hakmarrje, arrestohet në Greqi i dënuari me burg përjetë

Vrau 9-vjeçarin në ’97-ën për hakmarrje, arrestohet

Një 59-vjeçar është arrestuar në Greqi pas dy dekadash, pasi në vitin 1997 vrau një të mitur për gjakmarrje.

Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., 59 vjeç, ishte dënuar në vitin 1998, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta”.

Nikshu iu fshihej autoriteteve, në Greqi, ku përdorte një identitet shqiptar të falsifikuar (H. V.). 

Identifikimi i 59-vjeçarit, është bërë i mundur si rezultat i krahasimit të fotografisë së tij, në vitin 1997 dhe fotografisë në pasaportën false të marrë në vitin 2013.

‘Në muajin mars, 1997, shtetasi Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V. dhe shtetasi R. K., kanë shkuar të armatosur, në shtëpinë e shtetasit K. B., dhe kanë kërkuar vëllanë e këtij të fundit, shtetasin V. B., i cili ishte arratisur nga IEVP ku vuante dënimin për vrasjen e vëllait të shtetasit Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., në vitin 1993. Pasi shtetasi K. B. dhe familjarët e tij nuk i janë përgjigjur kërkesës së 59-vjeçarit, mbi vendndodhjen e shtetasit V. B., shtetasi Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V. ka vrarë me armë zjarri, djalin 9 vjeç të shtetasit K. B..’, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Të fundit