Flash News

E-TJERA

Vrau Ardian Nikulajn, gjykata e Lezhës lë në burg portugezin, Ruben Saraiva

Vrau Ardian Nikulajn, gjykata e Lezhës lë në burg portugezin,

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për portugezin, Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj në 19 prill 2023 në Shëngjin.

Ruben Saraiva i ekstraduar nga Maroku në Shqipëri në 31 dhjetor, gjatë seancës nuk ka pranuar asgjë, duke thënë se nuk ka dijeni për ngjarjen.


Nuk kam lidhje me vrasjen, kam qenë me pushime në Shqipëri! Jam njohur nga mediat me akuzat’- mësohet të ketë deklaruar Saraiva. 

Kujtojme se të arrestuar në Britani të Madhe për vrasjen e Nikulajt, janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

Po ashtu, me 4 dhjetor u ezkeutua me breshëri plumbash, Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj në aksin rrugor Lezhë-Milot. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj. 

Të fundit