Flash News

E-TJERA

Vrau Arjan Gosën për hakmarrje, lihet në burg Habib Rexha, lirohet shoku i tij

Vrau Arjan Gosën për hakmarrje, lihet në burg Habib Rexha,
Viktima Arjan Gosa dhe autori Habib Rexha

Lihet në burg Habib Rexha, autori i vrasjes së Arjan Gosës, ngjarje e ndodhur të dielën që shkoi në një lokal në qytetin e Kavajës.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Rexhën, ndërsa ‘arrest shtëpie’ për shokun e tij Ervis Kurti. Ky i fundit u arrestua pas ngjarjes pasi e ka ndihmuar për t’u larguar pas vrasjes.

Seanca gjyqësore ndaj 31-vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura.

Rexha u vetëdorëzua në polici dy ditë pas krimit dhe ka deklaruar para grupit të hetimit se vrasjen e ka kryer pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar dhe se miku i tij nuk kishte dijeni për ngjarjen.

Sipas tij, viktima Arjan Gosa kur ishte kthyer nga Italia ishte shprehur se do ta shuante familjen Rexha. Familja e tij ka shprehur frikën për një tjetër hakmarrje dhe ka kërkuar mbrojtje ndërkohë që babai i Arjan Gosës ka thënë në policinë e Kavajës se çështjen ia ka lënë në dorë drejtësisë.

Vëllai i Habib Rexhës dhe vëllai i Arian Gosës mbetën të vrarë pas një konflikti me njëri-tjetrin më 29 mars për motive banale.

Të fundit