Flash News

E-TJERA

Vrau bashkëatdhetarin ne Itali, shqiptari i rezervuar: Është çështje delikate

Vrau bashkëatdhetarin ne Itali, shqiptari i rezervuar: Është

Petrit Gega, 52-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e 33-vjeçarit Alfonso Kola, i vrarë me thikë në orët e vona të së mërkurës në via Santa Maria, iu përgjigj të gjitha pyetjeve duke folur për më shumë se një orë e gjysmë.

Siç raportojnë mediat e huaja, i ndihmuar nga avokatja Elena Scotuzzi, i arrestuari dje te gjyqtari hetues, gjatë marrjes në pyetje të vërtetimit dha versionin e tij të fakteve, por ai është shfaqur i rezervuar.

“Është një çështje delikate”, theksoi avokati.

Sherri i dhunshëm mes dy të huajve në tavolinat e një lokali. Gega dhe Kola ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës. Fqinj mes tyre, familjet kishin pasur raporte të mira dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta.

Gega qëlloi me thikë Kolën i cili fillimisht mbeti i plagosur. Për shkak të plagë të marra, 33-vjeçari nuk arriti dot të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital.

Të fundit