Flash News

E-TJERA

Vrau bashkëmoshatarin, gjykata lë në burg adoleshentin Klodian Kolbuçaj

Vrau bashkëmoshatarin, gjykata lë në burg adoleshentin Klodian

Gjykata e Shkodrës ka caktuar arrest me burg për 15-vjeçarin Klodian Kolbuçi, i cili akuzohet për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit të tij, Emiljano Gjoni.

Seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa jashtë gjykatës janë parë familjarët e Kolbuçit duke pritur për rezultatet e vendimit.

Klodian Kolbuçi ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, por nuk ka dhënë asnjë deklaratë para gjykatës. Prokurori Ndricim Halili ka kërkuar masën e arrestit me burg, ndërsa avokati i tij ka argumentuar se duhet të merret në konsideratë interesi më i lartë për të miturin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Shkodër, ku dy të rinjtë u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta.

Pas përleshjes, viktima pësoi plagë të rënda dhe humbi jetën pak çaste më vonë në spital. Kolbuçi u arrestua nga policia pas disa orësh arratie. Në vendngjarje, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.

Të fundit