Flash News

E-TJERA

Vrau bashkëshorten dhe plagosi tre persona të tjerë, dalin detaje nga krimi që ndodhi pranë Gjykatës së Elbasanit

Vrau bashkëshorten dhe plagosi tre persona të tjerë, dalin detaje
Gjykata e Elbasanit

Një krim në familje ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, pranë gjykatës së këtij qyteti. Koço Buzo, 58-vjeç ka vrarë bashkëshorten, Liljana Buzo 54-vjeçe, e cila ka mbërritur e pajetë në spital.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur dhe tre persona të tjerë, një kalimtar, shtetasi me inicialet G.T., 57-vjeç, avokati i viktimës dhe një efektiv policie. Buzo është ish-punonjës i policisë.

Nga infomacionet paraprake të bëra publike nga mediat, çifti ishte në proces divorci, pas mosmarrëveshjeve për motive xhelozie.

 

Të fundit