Flash News

E-TJERA

Vrau biznesmenin italian, dënohet me 12 vjet burg shqiptari

Vrau biznesmenin italian, dënohet me 12 vjet burg shqiptari

Dënohet me 12 vjet burg një shqiptar në Itali, pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenin italian, Tommaso Dini.

 Ngjarja e rëndë ka ndodhur një vit më parë dhe nga hetimet e autoriteteve italiane rezulton se shkak ka qenë shitja e një shtëpie.

Shqiptari Ilir Leba, 49 vjeç i cili edhe ai ishte një sipërmarrës kishte përfunduar në gjyq i akuzuar për vrasjen e agjentit të pasurive të paluajtshme Tommaso Dini në Piazza Piave, në Scandicci (Firence) më 27 mars 2022.

Mediat vendase shkruajnë se Leba po ashtu do të duhet të paguajë edhe një shumë provizore prej rreth 260 mijë euro për familjarët e sipërmarrësit italian.

 

Të fundit