Flash News

E-TJERA

E vrau dhe i dogji trupin Kejsi Hysës në parcelën me k*nabis, arrestohet në Itali Agron Tufa

E vrau dhe i dogji trupin Kejsi Hysës në parcelën me k*nabis,
Agron Tufa

Arrestohet pas pesë vitesh një person i kërkuar ndërkombëtarisht, për vrasje me dashje.

Sipas policisë, në pranga ra në Bari të Italisë Agron Tufa i dënuar me 30 vjet burg për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim  të Kejsi Hysës në zonën e Niklës në vitin 2018, pas prishjes së pazareve të kanabisit.

Në vijim të punës gjurmuese me qëllim sigurimin e informacioneve për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit siguroi informacion në lidhje me vendndodhjen e saktë në Bari të Italisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata e Krujës, me 30 vjet burgim.

Informacioni i siguruar nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është shkëmbyer në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Romën dhe falë këtij informacioni Policia italiane në kuadër të operacionit "Informacioni", kapi në Bari, Itali dhe arrestoi me qëllim ekstradimi shtetasin e kërkuar Agron Tufa.

Në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje. 

Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R.,  ka vrarë me armë zjarri në Nikël, Krujë, shtetasin Kejsi Hysen., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në vendin tonë”, njofton policia.

 

 

 

Të fundit