Flash News

E-TJERA

Vrau dy të rinj pas konfliktit për kanabisin, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Vrau dy të rinj pas konfliktit për kanabisin, arrestohet

Pas dy vitesh i shpallur në kërkim, është vënë në pranga 27-vjeçari Daniel Pepaj, pasi akuzohet për vrasje të dyfishtë.

Ai akuzohet se në vitin 2022 ka vrarë me armë zjarri Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, kushërinj me njëri-tjetrin për shkak të konfliktit për parcelat e mbjella me kanabis sativa në Malësinë e Madhe.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Vrith”, për kapjen e një personi në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vihet në pranga 27-vjeçari, për vrasje të dyfishtë me armë zjarri.

Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, ndaluan shtetasin:

-Daniel Pepaj, 27 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit V. Ç. dhe K. P”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit