Flash News

E-TJERA

Vrau dy kushërinjtë në Laç, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Markel Bushin

Vrau dy kushërinjtë në Laç, Gjykata e Apelit dënon me

Gjykata e Apelit ka dënuar me burg përjetë Markel Bushin, i cili u akuzua për vrasjen e dy kushërinjve në Laç në vitin 2019.

Kelvin dhe Erjon Jushi u vranë mbrëmjen e 28 prillit në qytetin e Laçit. Sipas burimeve nga policia, vrasja mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëta gjatë një konflikti të çastit.

Sherri fillimisht nisi në ambientet e një lokali mes kushërinjve Kelvin dhe Erjon Jushi me Manuel Bushin. Më pas ka mbërritur vëllai i Manuelit, Markeli bashkë me një mik dhe kanë hapur zjarr ndaj kushërinjve. Dy të rinjtë Kelvin dhe Erjon tentuan t’i shmangen përplasjes me armë dhe dolën në rrugë, por breshëria e armëve i la të plagosur rëndë.

Të dy u transportuan në Tiranë në Spitalin e Traumës, por nuk mundën dot t’i mbijetonin plagëve të marra.

Të fundit