Flash News

E-TJERA

Vrau dy miqtë e Vis Martinajt, dënohet me burgim të përjetshëm Eduard Lamaj

Vrau dy miqtë e Vis Martinajt, dënohet me burgim të

Eduard Lamaj është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Ilir Likaj (Xhepaj) me 33 vite burgim për vrasjen e Bujar Likës dhe biznesmenit Paulin Gjergji në Kurbin.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Kurbinit, pasi të dy u gjetën fajtorë për vrasjen e dy miqve të Ervis Martinajt.

Ngjarja ndodhi në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit. Eduart Lamaj u akuzua se ishte në rolin e ekzekutorit, ndërsa Likaj bashkë me dy të tjerë në rolin e ndihmësit.

Të katërt kanë hyrë me nxitim në parkingun e një lokali në autostradën Mamurras-Laç, në afërsi të fshatit Gjormë. Bujar Lika dhe Paulin Gjergji ishin duke pirë kafe bashkë kur të katër personat kanë hyrë dhe kanë qëlluar me kallashnikov.

Të fundit