Flash News

E-TJERA

Vrau efektivin e shqiponjave, dënohet me burg të përjetshëm Azgan Mërnica

Vrau efektivin e shqiponjave, dënohet me burg të përjetshëm

Gjykata e Fierit ka dhënë këtë të mërkurë vendimin për Azgan Mërnicën, të riun që vrau efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia, në vitin 2024. 

Gjykata ka caktuar burgim të përjetshëm për Mërnicën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në maj të vitit të kaluar në fshatin Baltez ku Mërnica dhe Cenalia u përballen në një aksin rrugor që lidh fshatrat Baltëz dhe Dermenas ku Mërnica udhëtonte me të ëmën.

Efektivi i Shqiponjave i kërkoi Mërnices të ulte shpejtësinë pasi segmenti rrugor në fjalë, kalon mes zonave të banuara, por Mërnica në atë kohë 23-vjeç, ndaloi makinën dhe doli me një pistoletë në dorë duke ia drejtuar 28-vjeçarit Novruz Cenalia.

Mërnica  qëlloi tre herë në drejtim të policit duke e lënë të vdekur në vend.

Të fundit